Spektakël dhe 6 gola të shënuar, Francë-Zvicër shkon në shtesa

Spektakël dhe 6 gola të shënuar, Francë-Zvicër shkon në shtesa

Është mbyllur në barazim 3-3 koha e rregullt në ndeshjen mes Franëcs dhe Zvicrës, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Euro 2020.

Kanë qenë 90 minuta me të vërtetë spektakolare ato në Bukuresht, ku skuadrat shënuan plot 6 herë në total. Zviceranët kaluan të parët në avantazh me Seferovic në minutën e 15-të, duke e mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë. Megjithatë e dyta ishte një tjetër histori. Helvetët kishin mundësinë të dyfishonin shifrat në minutën e 55-të, por Rodriguez humbi penallti. Pas kësaj, Benzema realizoi dy herë në minutat 57-të dhe 59-të duke përmbysur rezultatin. Pogba shënoi të tretin për skuadrën e Deschamp, duke bërë të gjithë të mendojnë se gjithçka u mbyll këtu, por nuk ndodhi kështu.

Zvicra nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat me Seferovic në minutën e 81, ndërsa në të 90-ën ishte Gavranovic që barazoi shifrat, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy