Rudiger: E ardhmja në pikëpyetje

Rudiger: E ardhmja në pikëpyetje

 Mbrojtësi Antonio Rudiger ka rezultuar ndër më të preferuarit në kohët e fundit nga ekipet e elitës. 

Tentativat e tyre janë zbehur me kalimin e ditëve për arsye të pretendimeve të gjermanit që janë konsideruar të papërballueshme dhe e kanë vënë në dyshim të ardhmen. 

Kërkesa prej 12 milionë eurosh e 28 vjeçarit detyron të interesuarit ta mendojnë dy herë këtë lëvizje  sepse ende nuk e kanë marrë veten dhe s’duan të gabojnë në vijimësi .

Pavarësisht se ka bërë shumë tek Chelsea, ekip me të cilin u kurorëzua si kampion i Champions Leagues , aspekti ekonomik nuk garanton shumë për ta transferuar dhe  sipas ‘ Calciomercatos ‘ skuadra si Real Madrid, Inter , Juventus pothuajse janë tërhequr nga gara duke lënë Paris St Germain të vetmin kandidat për të firmosur me gjermanin .

 ‘’ Les Pariziens ‘’ duan të vijojnë filozofinë e tyre që lidhet me mbërritjen e yjeve të tjerë në ‘’ Parque de Prince ‘’ sepse duan të jenë protagonistë shumë shpejt  dhe me goditjet e bëra janë afruar me objektivat.  

Megjithatë paraprakisht  kuq e blutë janë duke shqyrtuar blerjen e Ousmane Dembele , për të cilin Nasser Al Khelaifit i duhet të investojë fuqishëm dhe kalimi i ishi-t të Romës do të shoqërohej me një rrogë të konsiderueshme dhe ndoshta do ti rëndonte arkat e kryeqytetasve të cilët s’duan të rrezikojnë shumë sepse mund të pendohen në të ardhmen  .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy