
Massimilliano Allegri tashmë ka vendosur për Alvaro Moratën të cilin e konsideron të domosdoshëm për të ardhmen .
Pavarësisht se eleminimi nga Champions Leagues do të jetë një kujtim i hidhur për bardhezinjtë , duhet të vijohet puna për tu përmirësuar për më tej dhe spanjolli është pjesë e këtij projekti që ka si kryefjalë rikthimin tek titujt.
Futbolli po na impresionon çdo ditë me rezultatet e paparashikueshme që tregojnë se niveli i skuadrave ka ardhur në ngritje duke e bërë çdo ndeshje shumë emocionuese .
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk pranon të dorëhiqet nga sulmuesi dhe e konsideron të tepërt peticionin prej 35 milionë eurosh që kërkon Atletico Madridi për 29 vjeçarin. ‘’ Los Colchoneros ‘’ refuzuan ofertën 15 milionë euroshe të italianëve të cilët kanë menduar ti shtojnë edhe 5 milionë të tjera për të bindur madrilenët dhe të shtojnë cilësinë në repartin ofensiv , histori në të cilën janë të favorizuar sepse Diego Simeone nuk e konsideron ishi-n e Real Madridit.
Për Massimiliano Allegrin Alvaro Morata ka rezultuar bindës dhe i shërben rindërtimit të këtij Juventusi që do të ketë kohën e përcaktuar sidomos pas disfatës 0-3 ndaj Villarealit në shtëpi që i shkaktoi lamtumirën nga Champions League .
Dusan Vlahovic po jep maksimumin në këto muaj të parë tek torinezët por i duhet mbështetje dhe Alvaro Morata është një lojtar që ka treguar se e meriton qëndrimin tek Juventusi , skuadër të cilës i duhet akoma punë për të arritur objektivat .



