Alex Baena, prioritet për Atletico Madridin

Alex Baena, prioritet për Atletico Madridin

Niveli impresionues i Alex Baenas në rradhët e Villarealit e ka shëndërruar në objektivin e Atletico Madridit në lidhje me merkaton e janarit.

Diego Simeone e vlerëson kontributin e mesfushorit tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ por me shumë gjasa spanjolli do të qëndrojë në ‘’ La Ceramica ‘’, të paktën deri në fundin e sezonit aktual.

Me vetëm 23 vite mbi supe Alex Baena spikat për teknikën dhe gjithashtu efikasitetin, sidomos në situata të vështira për ekipin e tij.

Drupal Ad

Gjithashtu kreativiteti dhe të qënit dinamik i jep një plus lojës së Villarealit dhe kombëtares ‘’ La Furia Roja ‘’, kampionja në fuqi e Europës.

Megjithatë, drejtuesit e ish fituesve të Europa Leagues janë të gatshëm të insistojnë për qëndrimin e ishi-t të Gironas por ky i fundit mund të ndryshojë mendim dhe të vijojë karrierën tek një ekip i cili i garanton tituj në të ardhmen e afërt.

Ka filluar puna brenda zyrave të ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ në lidhje me arritjen e marrëveshjes dhe pritet që shumë shpejt presidenti Enrique Cerezo të deklarojë ofertën për Alex Baenan.

4 gola në 17 sfida janë statistikat e nxënësit të Marcelino Garcia Toral në sezonin aktual, i grumbulluar vazhdimisht edhe nga Luis de la Fuente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy