Conference League/ Luhen sot ndeshjet e kthimit, në fushë zbresin 8 skuadra shqiptare

Conference League/ Luhen sot ndeshjet e kthimit, në fushë zbresin 8 skuadra shqiptare

Do të luhen ditën e sotme ndeshjet e kthimit në Conference League, aty ku në fushë zbresin plot 8 skuadra shqiptare. Në 17:00 në fushë zbret Struga, që përballë në shtëpi ka letonezët e Liepaja, me ndeshjen e parë që u mbyll në barazim 1-1.

Dy orë më vonë, në 19:00, Partizani luan në Gjeorgji ndaj Sfintul Gheorghe, me të kuqtë që futen në këtë sfidë me avantazhin e 3 golave, pasi ndeshja e parë në “Elbasan Arena” u mbyll me fitoren 5-2 të “demave”.

Në 20:00, ka derbi shqiptarësh, me Llapin që pret në shtëpi Shkupin, aty ku këta të fundit vijnë si favoritë. Laçi do të kërkojë përmbysjen në “Elbasan Arena” ndaj Podgoricës, pas humbjes minimale në ndeshjen e parë në Malin e Zi.

Në 20:45, do të kemi një tjetër derbi shqiptarësh, pasi përballen Decic dhe Drita, me ndeshjen e parë që u mbyll 1-2 në favor të skuadrës kosovare.

E fundit nga shqiptarët që zbret në fushë është Vllaznia. Shkodranët u mposhtën në ndeshjen e parë ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg me rezultatin 3-1 dhe do të kërkojnë përmbysjen në “Loro Boriçi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy