Arsenali, ofensivë për Donyell Malen

Arsenali, ofensivë për Donyell Malen

Në të kaluarën Donyell Malen u shëndërrua në një ndër transferimet më cilësorë të Borussia Dortmundit, lojtar i cili deri më tani ia ka shpërblyer sakrificat gjermanëve.

Me kalimin e kohës , hollandezi është shëndërruar në protagonist tek ‘’ Verdhezinjtë ‘’ , me të cilët po zhvillon një sezon për tu duartokitur.

Menjëherë , drejtuesit e Arsenalit e kanë vendosur emrin e golashënuesit në listën e merkatos në lidhje me sezonin e ri.

Traineri Mikel Arteta tashmë është i bindur se 24 vjeçari do të jetë një vlerë e shtuar në metrat e fundit.

Megjithatë spanjolli po analizon edhe lojtarë të tjerë por momentalisht është përqëndruar tek Donyel Mallen, i cili deri më tani numëron 5 gola dhe 2 asiste në 18 sfida me skuadrën nga Ruhr.

Prej shumë vitesh ‘’ Topchinjtë ‘’ vijojnë të distancuar nga titujt, fakt i cili në njëfarë mënyre i detyron drejtuesit të japin maksimumin për të tentuar ndryshimin e historisë, në Premier League dhe Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy