Broja sfidon Spanjën: Dua fitore, kemi mundësi për Europian dhe Botëror

Broja sfidon Spanjën: Dua fitore, kemi mundësi për Europian dhe Botëror

Sulmuesi i Kombëtares, Armand Broja, ka folur para mediave në prag të sfidës miqësore ndaj Spanjës. Në fjalët e tij, Broja u shpreh se dëshiron fitore ndaj iberikëve, ndërsa shtoi se Shqipëria ka një grup me kualitete dhe mund të arrijë Europianin ose Botërorin në të ardhmen.

Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë kundër Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë deri tani, po stërvitemi mirë. Urojmë të fitojmë kundër Spanjës. Kam luajtur kundër dy mbrojtësve të Spanjës, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë nesër, Spanja ka ekip të fortë, por edhe në jemi ekip i mirë. Kemi kualitetin si ekip. Po stërvitemi mirë dhe uroj të fitojmë.

Kemi një grup shumë të mirë, trajner të mirë. Si grup dhe duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të mirë të futemi në Europian ose Botëror. Uroj ta arrijmë atë nivel, do ishte një gjë shumë e mirë për Shqipërinë.

Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjet, ndaj kujtdo. Spanja ka ekip të fortë. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Do luajmë me taktikat tona dhe shpresoj të fitojmë. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë, uroj të fitojmë ndaj Spanjës. Edhe e prisja dhe nuk e prisja ta nisja kaq mirë. E dija se ishte e vështirë në sezonin e parë në Premier League, por kam pasur besim te vetja. E dija se me stërvitje dhe këmbë në tokë do bëja mirë. Shpresoj të vazhdoj përpara.

I pyetur për të ardhmen, Broja tha se momentalisht është i fokusuar vetëm te skuadra e Southampton, ku po shkëlqen këtë sezon.

Jam rritur ma shumë si djalë, kam mësuar më shumë te Southampton. Deri tani po më shkon shumë mirë. Duhet të vazhdoj kështu përpara, të ndihmoj ekipin dhe të luaj më mirë për veten time dhe të shkoj përpara. Ka qenë një kapërcim i mirë, një hap i madh të kaloja nga Vitesse te Southampton, është kapërcim i madh nga Holanda në Premier League. Kam besuar te vetja, jam i lumtur për këtë kapërcim. Dua të vazhdoj përpara, e ardhmja do ketë ulje-ngritje, por dua të eci përpara duke u stërvitur mirë dhe fort. Me këmbë në tokë e duke punuar arrihen shumë gjëra.

Tani jam i fokusuar vetëm te Southamptoni, dua ta mbyll mirë sezonin. Dua të fokusohem të vetja dhe ekipi. Jam lojtar i Chelsea, nuk dua të shoh shumë përpara, thjesht dua të vazhdoj të luaj mirë dhe të stërvitem mirë. Të shohim në fund të sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy