
Napoli ka hedhur një hap shumë të suksesshëm në merkato .
‘’ Azurrët ‘’ kanë fituar sfidën me Atletico Madridin dhe Sevillan dhe më në fund kanë transferuar Giovanni Simeonen në të famshmin ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Sezonin e kaluar sulmuesi zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës me Veronën duke shënuar 16 gola dhe 5 asiste në 33 sfida dhe pas negociatave ndërmjet ekipeve në fjalë , bardhekaltërit më në fund e bindën për t’iu bashkuar skemave të Luciano Spalettit.
27 vjeçari do të jetë përpara një provë shumë të rëndësishme sepse siç dihet napoletanët janë një ndër ekipet më kompetitivë të Scudettos dhe ishi i River Plates ndër sulmuesit më të frikshëm në qarkullim.
Risia në këtë histori është se Giovanni Simeone do të luajë në Uefa Champions League dhe sigurisht konsiderohet një ndër transferimet më bombastike të ‘’ Il Partenopei ‘’ në merkato .
Napoli prej shumë kohësh nuk arrin të fitojë trofe por me këtë goditje e ka shtuar kualitetin në metrat e fundit dhe gjithashtu duhet të përfitojë në maksimum nga eksperienca e gjatë e Gio Simeones në Serinë A .
Sakrificat e njëpasnjëshme janë shpërblyer me kalimin tek një ekip shumë i njohur, i cili në çdo sezon qëndron në rangun e më të mirëve por fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë trofe .
Jo vetëm për Giovanni Simeonen por edhe për të gjithë komponentët sezoni parashikohet shumë i vështirë sepse cilësia e ekipeve sa vjen edhe rritet por Napoli konsiderohet një kockë e fortë dhe në asnjë rast nuk përjashtohen surprizat .



