Inter mendon për Richarlison

Inter mendon për Richarlison

  Rruga e mbarë e Interit që e përfundoi sezonin titullin e Scudettos për të 19-tën herë tashmë do të fokusohet në merkato . Me marrjen e pankinës Simone Inzaghit do ti duhet shumë punë për të bindur drejtuesit zikaltër se nuk kanë gabuar me besimin ndaj  45 vjeçarit . Pa dyshim që vjen nga një eksperiencë shumë pozitive me Lazion sepse ka arritur ta kualifikojë për në Europa League por presionin do ta ketë shumë të madh tek Interi .   Për të mbajtur të njëjtin nivel duhen goditje cilësore  dhe traineri i lindur në Piacenza ka menduar për Richarlison . 

Braziliani vjen pas një periudhe të dobët  me Evertonin  dhe  duhet theksuar se para pak kohësh   Real Madridi shfaqi interes për 24 vjeçarin  . Rikthimi i Carlo Ancelottit në Madrid ka shënuar fillimin e një tjetër epoke në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe kush më mirë se italiani mund ta njohë këtë lojtar . Bashkjetesa tek Evertoni i ka lënë mbresa dhe shpreson që ta ketë në dispozicion duke filluar nga sezoni i ardhshëm .

Por  një fakt që krijon një diferencë domethënëse në këtë histori është se Real Madridi dhe Interi do të hyjnë në sezonin e ri në situata krejtësisht të kundërta . Interi do të ketë një impuls me tepër për arsye se  është kampioni në fuqi i Scudettos , ndërsa Real Madridi ka përjetuar një sezon për tu harruar .   

 Pavarësisht se statistikat e vakëta prej  13 golash në 40 ndeshjet e sezonit të lënë pas  e zbehin  figurën e Richarlison  ,  forma e lojës që praktikon ishi i Watford pëlqehet në të dyja kampet  dhe pritet që në merkaton e verës të zhvillohet një luftë e ashpër për  perlën e ‘’ The Toffes ‘’.   Një element që e impulson  vrullin e Interit për tu organizuar mirë  është edhe  kompeticioni i Champions Leagues në të cilin do të mundohen të konsolidojnë figurën e tyre  dhe të demostrojnë se mbeten një skuadër  kompetitive .

Rëndësia e fituar me skuadrën nga  Liverpooli  do ta shëndërronte transferimin e mundshëm të golashënuesit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ si një ndër lëvizjet më të bujshme të merkatos  dhe do ti rriste shanset e Interit për të qenë edhe më produktiv përpara portave kundërshtare .

 

 

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy