
Pavarësisht një sezoni të shkëlqyer, drejtuesit e Real Madridit asnjëherë nuk e kanë shmangur vëmëndjen nga merkatoja e verës.
Tek ‘’ Galaktikët ‘’ priten ndryshime dhe sipas gazetarit të ‘ Cadena Ser ‘ Antonio Romero, nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund të largohen dy referentë të mesfushës ndër vite.
Luka Modric dhe Toni Kross së fundmi janë bërë pjesë e listës së një ndër klubeve më të famshëm të botës.
Në adresën e gjermanit ende nuk ka mbërritur një ofertë rinovimi nga drejtuesit e spanjollëve, e ardhmja e të cilit mund të jetë larg kryeqytetasve.
Ndërsa për kroatin parashikohet se do të bisedojë me bosin e ‘’ Los Merengues ‘’ Florentino Perez përpara finales së Champions Leagues kundër Borussia Dortmundit.
Do të jetë e vështirë për Real Madridin sepse ishi i Tottenham Hotspurit dhe gjermani i kanë dhënë shumë skuadrës se Carlo Ancelottit por siç dihet çdo fillim eksperience e ka edhe një fund dhe duket se ai i lojtarëve në fjalë do të jetë në merkaton e verës.
Gjithsesi, si gjithmonë ‘’ Los Blancos ‘’ mbeten një ndër ekipet më cilësorë në botë, të cilët synojnë protagonizmin në çdo sezon dhe në aktualin pas Superkupës së Spanjës dhe La Ligas janë shumë afër fitimit të trofeut më të rëndësishëm europian për klube për të 15-tën herë.



