
Ecuria e shkëlqyer e Santiago Gimenez me Feyenoordin, e cila në sezonin aktual reflektohet me statistikat mbresëlënëse, konkretisht 18 gola dhe 3 asiste në 17 sfida, vijon të tërheqë vëmëndjen e klubeve me emër.
Bayern Munchen do të masë forcat për golashënuesin e hollandezëve, për të cilin drejtuesit kanë menduar të ofrojnë 50 milionë euro.
Për shërbimet 22 vjeçarit, ishi-t të Cruz Azul edhe në Premier League do të zhvillohet një sfidë totalisht londineze ndërmjet Arsenalit , Tottenham Hotspurit dhe Chelseat, i cili i ka tejkaluar pritshmëritë dhe tashmë konsiderohet emblemë tek Feyenoordi.
Faktet e sipërpërmendura të japin për të kuptuar se Santiago Gimenez futet në rangun e sulmuesve më produktivë deri më tani, i cili do të ketë edhe një tjetër shans për të treguar veten në Conference League pasi Feyenoordi e finalizoi fazën e grupeve në Champions League si i treti në grupin E, ndërsa në Eredivisie vijon i dyti me 10 pikë diferencë nga Psv Eindhoven, pas 15 sfidave.



