
Klubi i Partizanit feston sot 72 vjetorin e krijimit duke sjellë në kujtesë historinë e sukseshme që ky klub ka arritur në gjithë këto vite.
Edhe pse këtë sezon ekipi nuk është në nivelet e duhura ashtu sic kërkojnë të gjithë dashamirësit e këtij klubi, përmes një postimi në faqen zyrtare klubi i kuq ka përkujtuar këtë datë historike duke bërë një përmbledhje të të gjithë trofeve që janë fituar.
“72 Vite Histori , Pasion, Krenari. Dekada të mbushura me Triumfe dhe Lavdi. 4 Shkurt 1946 data e krijimit të klubit Legjendar, protagonist absolut në futbollin shqiptar.
•15 Tituj Kampion
•15 Kupa të Shqipërisë
• 2 SuperKupa të Shqipërisë
• 1 Kupë Ballkanike
• Titulli "Nderi Kombit"
Këto dhe shumë trofe të tjerë e konfirmojnë klubin “FK PARTIZANI”, një prej emblemave të futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar, një prej skuadrave Legjendë me tifozerinë më të madhe në të gjithë vendin”, shkruhet në postimuin e 15 herë kampionëve të vendit.



