Ndonëse larg pritshmërive të fillim sezonit, dinamo dhe Partizani kërkojnë ta mbyllin me fitore gjysmën e kampionatit. Blutë e Bledi Shkëmbit do të udhëtojnë në Rrogozhinë ku të hënën në orën 13.45 i pret Egnatia e vendit të parafundit.
Megjithëse me disa mungesa të rëndësishme ku veçohet ajo e Imamit dhe me të tjerë në dyshim si Lilaj, zv.trajneri i nëndetëses Bledar Devolli është optimist për fitore.
Në po të njëjtën orë, edhe Partizani i Dritan Mehmetit do të luajë në transfertën e vështirë të Laçit. Të kuqtë, synojnë rezultat pozitiv për t’iu afruar shkodranëve të vendit të katërt. Ndërsa skuadra e Mirel Josës, momentalisht në vend të dytë, i bën presion Tiranës kryesuese për kreun, prandaj fitorja mbetet detyrim.
Skënderbeu-Teuta,e cila do të luhet në Elbasan Arena në orën 16.45 do të mbyllë javën e 18 të Superligës.



