Humbja ndaj Partizanit, Martini: I kënaqur me lojën, por duhen pikët

Humbja ndaj Partizanit, Martini: I kënaqur me lojën, por duhen pikët

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Partizani.

Martini deklaroi se është i kënaqur për atë që skuadra tregoi në fushë, por shtoi se duhen pikët. Sipas tij, ekipi i kishte rastet, por mungoi vetëm goli.

Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën. Pikët janë ato që mbyllin hesapet në fund. Luaj mirë sa të duash, kur mungojnë pikët, vijnë problemet. Djemtë luajtën mirë dhe më vjen keq për rezultatin.  

Gjini dhe Faust do jenë ndihmë e madhe. Nuk kanë gjendjen më të mirë, por për të dy jam i kënaqur dhe mendoj se do na ndihmojnë në ndeshjet e ardhshme.

Edhe Daci edhe Peposhi u dëmtuan, po ashtu edhe Qaqi. Ishin ndërrime të detyruara. E vetmja gjë që mund të bëja, ishte që t’i lutesha Zotit të futej topi në rrjetë, sepse rastet i kishim.

E filluan me dy raste të pastra, ashtu edhe në pjesën e dytë, kur u ndalëm nga shtylla. Nuk ka ndeshje të lehta. Në letër është ndryshe, por fusha ka treguar të kundërtën. Çdo ndeshje është si finale. Të ecim përpara, se e premtja vjen shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy