Paris St Germain , ofertë për Skriniar

Paris St Germain , ofertë për Skriniar

Afrimi me fundin e merkatos e bën edhe më emocionuese tentativën e Paris St Germain për transferimin e Milan Skriniar në ‘’ Parque de Prince ‘’ .

‘’ Les Pariziens ‘’ janë të fiksuar me  qendërmbrojtësin, të cilët kanë ofruar 10 milionë euro për shërbimet e tij  , sipas ‘ Calciomercatos ‘.

Gjithsesi duke patur në konsideratë vlerat e treguara nga 27 vjeçari tek Interi , kjo shifër konsiderohet qesharake sepse ishi i Sampdorias mbetet  një ndër më të mirët e Serisë A dhe kontinentit të vjetër.

Por besohet se herët a vonë italianët do ta humbasin pilarin e prapavijës për arsye të pretendentëve cilësorë si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë sportiv , të cilët mund ti japin një tjetër kuptim karrierës së Milan Skriniar.

Nëse e analizojmë historinë në këtë aspekt arrihet në konkluzionin se protagonistit të saj i leverdis ndërrimi i ambjentit për tu afruar me trofetë e rëndësishëm , pavarësisht se në rastin konkret francezët ende nuk e kanë arritur objektivin kryesor të tyre, i cili lidhet me fitimin e Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy