
Duke qenë se edhe pak ditë fillon zyrtarisht kampionati italian drejtuesit e Juventusit ia kanë hapur dyert e largimit nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ Dusan Vlahovic.
Serbi nuk bën më pjesë në planet e Igor Tudor por faktikisht nuk i kanë munguar asnjëherë pretendentët.
Mënyra se si luan sigurisht i ka bindur drejtuesit e Milanit, në veçanti trainerin Massimilliano Allegri, i cili është rikthyer pas disa vitesh në ‘’ San Siro ‘’.
Përpos interesit të ‘’ Djallit ‘’ edhe Atletico Madridi bashkë me Barcelonën po luftojnë fort pasi e shikojnë një opsion ideal për metrat e fundit.
Nëse i referohemi italianëve duhet thënë se e dëshirojnë medoemos lojtarin nga Beogradi, duke qenë se e njohin mjaft mirë për arsye se e kanë patur rival në të kaluarën e afërt.
Por s’duhen lënë mënjanë ‘’ Blaugranët ‘’, të cilët mund të befasojnë në çdo moment, sidomos në ditët e mbetura të merkatos së verës.
Do të jetë natyrisht një sfidë titanësh sepse bëhet fjalë për tre klube të rëndësishëm në kampionatet respektive por edhe në Europë.
Pas katër sezonesh tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ardhmja e ishi-t të Fiorentinës është gjithmonë e më shumë larg saj, me shumë gjasa tek një ekip elite.



