Ibraimi: Nuk mendoj për objektiva personalë, Dinamo luan për titullin kampion

Ibraimi: Nuk mendoj për objektiva personalë, Dinamo luan për titullin kampion

Kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se nuk mendon për objektiva personalë, por për ato ekipore. Duke folur për Dinamon, Ibraimi tha se skuadra për vetë emrin që ka, do të luftojë për titullin kampion.

Duke pasur parasysh historinë e Dinamos, nuk duhet të kënaqemi me barazimin, por duke parë situatën, që mbetëm me 10 lojtarë, jemi të kënaqur edhe me pikën e marrë. Derbi ka shije, duke luhet 11 me 11 dhe jo 11 me 10. Nëse flasim për Dinamon, është mbi të gjithë ne futbollistët. Duhet të gëzojmë të gjithë tifozët dhe ta çojmë skuadrën aty ku e ka vendin, në vendet e larta.

Objektiv personal? Nuk kam asnjë synim. Ta them për hir të së vërtetës, në asnjë sezon nuk kam pasur synim sa shënoj. Për mua rëndësi ka ekipi. Kam fituar shumë herë titullin me disa skuadra dhe tani shpresoj ta arrij këtë me Dinamon.

Chinedu dhe Eze janë dy tipare të njëjta. Chinedu është futbollist i ri dhe mund të them se në kampionatin tonë, është më i forti fizikisht. Do kohë edhe ai të përshtatet në Superiore.

Edhe para ndeshjes kur grumbullohemi me skuadrën, i them të gjitha futbollistëve, që objektivat personale, t’i kthejmë në objektiva ekipore. Historia flet vetë për Dinamon, është një emër shumë i madh dhe për të fituar.”, u shpreh Ibraimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy