Interi pretendon Luka Jovic

Interi pretendon Luka Jovic

 I anashkaluar nga Real Madridi ,  me paraqitjet e bëra tek Eintracht Frankfurt Luka Jovic ka siguruar një pretendent shumë të fortë në kontinentin e vjetër  .  Interi i Simone Inzaghit nuk po lë gurë pa lëvizur në funksion të përmirësimit të organikës dhe 23 vjeçari  vlerësohet shumë nga traineri italian .  Javët e fundit emri i serbit është lidhur me disa klube të njohura por futja në garë e Interit i ka ndryshuar gjërat sepse me suksesin e arritur në Serinë A justifikon çdo lloj interesi për lojtarë të kalibrit .

Ish traineri i Lazios kërkon një  zëvëndësues ideal në momentin që Romelu Lukaku  nuk do të jetë i disponueshëm dhe  Luka Jovic ka krijuar një lloj entuziazmi për arsye se paraqet një rrezik konstant për portat kundërshtare  .  Nga ana tjetër parashikohet se madrilenët  do ta vlerësojnë këtë tentativë sepse do të kërkojnë të evitojnë qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ të  komponentëve  që nuk bëjnë pjesë në planet e Carlo Ancelottit për  sezonin e ri .  

Objektivi i drejtuesve kryeqytetas është   huazimi i serbit  ashtu siç ndodhi edhe me Brahim Diaz  tek rivalët e përjetshëm të tyre  për të cilin në verën e 2019-tës derdhën në arkat e gjermanëve  60 milionë euro .  Ky skenar e favorizon  të ardhmen e  Luka Jovic sepse do të bëhej pjesë e një ekipi kampionësh i cili  do të ketë punë përpara  sidomos me rikthimin në Uefa Champions League . 

4 gola në 18 ndeshje tek Frankfurti ishin finalizimi i një sezoni pozitiv që i dha shansin gjermanëve për të shijuar emocionet e Europa Leagues sezonin vijues  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy