
Rivaliteti i ashpër tek Real Madridi e ka lënë disi në prapavijë Endrick.
Braziliani natyrisht është tejet cilësor por tek ‘’ Galaktikët ‘’ vijon të jetë e vështirë të jesh protagonist duke qenë se përbëhen nga disa sulmues.
Së fundmi në ekipin e Jose Mourinhos është transferuar edhe Carlos Espi për 25 milione euro, ishi i Levantes.
Për ishi-n e Palmeirasit kanë nisur ofensivën drejtuesit e Romës, lajm i bërë me dije nga drejtori sportiv Tony D’Amico.
‘’ Verdhekuqtë ‘’ synojnë huazimin e perlës amerikano-jugore me qëllimin e pasjes nën kontroll të situatës.
Në 30 qershorin e 2030-tës përfundon kontrata me ‘’ Los Merengues ‘’ dhe flitet se marrëveshja mund të arrihet për 50 milionë euro.
Në fazën e dytë të sezonit të shkuar Endrick gjeti hapësira në cilësinë e të huazuarit tek Lyoni i cili dhe një kontribut të vlefshëm, i reflektuar me 8 gola dhe 8 asiste në 21 sfida.
Fazën parapërgatitore referuar sezonit 2026-2027 nxënësi i ‘’ The Special One ‘’ e ka nisur siç duhet, i cili shënoi edhe në miqësoren kundër Fiorentinës.
Traineri luzitan do ta thotë fjalën e fundit duke qenë se flitet për një komponent që mund ta bëjë diferencën në çdo moment të lojës.



