
Pas eksperiencës së shkurtër tek Tottenham Hotspuri duket se e ardhmja e Kolo Muanis do të jetë tek Juventusi.
Kartoni i francezit i përket Paris St Germain të cilit i skadon kontrata në 2028-tën.
Mirëpo traineri Luciano Spalletti e dëshiron në ‘’ Allianz Stadium ‘’, i cili e finalizoi sezonin me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ me 5 gola në 41 sfida.
Gjatë etapës tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ sulmuesi kontriboi me 10 gola në 22 sfida dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ negociatat janë në fazën e fundit.
Thuhet se marrëveshja mund të finalizohet kundrejt 30 milionë eurove, i cili mund të shëndërrohet në një referent tek ish rekordmenët e Serisë A.
Me 27 vite mbi supe ishi i Frankfurt garanton për vijimësinë dhe në rastin konkret drejtuesit e Juventusit shpresojnë se do të zhvillojnë një merkato cilësore me objektivin e rikthimit sa më shpejt tek titujt.



