Alternativat e Arsenalit për sulmin

Alternativat e Arsenalit për sulmin

Ekipi i Arsenalit e ka të qartë se duhet të përforcohet në merkaton vijuese për të patur mundësinë e pjesëmarrjes sërish në Champions League në sezonin e ardhshëm .

 ‘’ Topchinjtë ‘’ po gëzojnë një periudhë të suksesshme në kampionat sepse janë të 5-tët në renditje , shumë afër vendeve që sigurojnë një biletë në këtë kompeticion .  

Pas një nisjeje tepër të dobët  , kryeqytetasit arritën të rikuperonin terrenin e humbur shumë shpejt  duke e reflektuar në 11 ndeshje në të cilat nuk njohin humbje dhe me këtë ecuri  kuptohet se shanset e londinezëve janë të shumta . 

Megjithatë drejtuesit e ‘’ The Gunners ‘’ janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë disa ndëryrje veçanërisht në mesfushë për të shtuar efektivitetin gjatë ndeshjeve  dhe sipas  gazetarëve të mirënjohur Eduardo Hagn dhe Fabrizio Romano , Arsenali  do të tentojë transferimin e një sulmuesi të elitës në  ‘’ Emirates ‘’  për ti dhënë më shumë freski  ofensivës sepse Aubameyang  nuk garanton gola si më përpara  , ndërsa Alexandre Lacazette  e përfundon kontratën në qershorin e 2022-shit .

 Humbja turpëruese në ‘’ Anfield Road ‘’ ndaj një Liverpooli të etur për sukses e ka ndezur alarmin dhe ka lajmëruar  Mikel Artetan se duhet të lëvizë me shpejtësi gurët pasi kupa është mbushur dhe hapa të kësaj natyre janë të pafalshëm . 

Alternativat janë disa dhe kanë bërë ligjin në skuadrat respektive deri në këto momente .  Flitet për Aleksander Isak , Dusan Vlahovic që kanë impresionuar  me Real Sociedad dhe Fiorentinën ndërsa për Luka Jovic situata është ndryshe sepse nuk ka gëzuar minutat e nevojshme tek Real Madridi dhe ashtu siç parashikohet etapa në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është drejt perfundimit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy