Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat në prag të sfidës me Vllazninë, që do të luhet këtë të hënë në Korçë.
Gvozdenovic pranoi se dy ekipet janë në formë shumë të mirë, por shtoi se ekipi i tij do të kërkojë revanshin, pasi nuk njohin ende fitore ndaj shkodranëve këtë sezon.
Për momentin Vllaznia dhe Skënderbeu janë në formë shumë të mirë. Është një ndeshje shumë e bukur. Ne jemi gati. Uçe është jashtë dhe presim akoma përgjigje për të ditur si është. Të tjerët janë gati. Mendojmë vetëm për pikët. Kemi shumë respekt për Vllazninë, sepse janë skuadër shumë e mirë dhe e fortë. Ne jemi Skënderbeu dhe mendojmë vetëm për veten. Shpresojmë të dalim me fitore. Ndoshta është koha për revansh. Para Laçit nuk ishim mirë me statistka, po ashtu edhe me Vllazninë. Do kërkojmë revansh në fushë dhe të fitojmë ndeshjen.
Nuk mund të luajmë shumë në sulm, por do mundohemi të jemi në ekuilibër. Ne jemi gjithmonë me mendimin që të luajmë futboll të bukur dhe me disiplinë. Të mendojmë si të fitojmë pikët. Nesër është ndeshja e fundit për fazën e tretë. Deri në fund është gjithçka e hapur. Nga fundi jemi më të qetë. Nëse shikojmë vendet e mesit, diferenca është e vogël. Nuk mund të them se kemi mbaruar punë. Të vazhdojmë kështu. Nuk kemi frikë nga presioni. Rezultatet kanë treguar se e meritojmë vendin e katërt. Nëse e kapim këtë, do luftojmë. Nuk mund të flasim shumë për këtë. Nëse flasim shumë jashtë fushe, futbolli është shumë delikat. Të shikojmë nga java në javë si jemi.



