Liverpool synon rinovimin e Salah

Liverpool synon rinovimin e Salah

 Shumica e klubeve të njohur janë duke menduar me detaje hapat e mëtejshëm për arritjen e objektivave në të ardhmen  .

Siç ndodh gjithmonë përpjekja për të rishkruar historinë e suksesit   bëhet edhe më e madhe dhe domosdoshmërisht duhet të shoqërohet me lëvizjet cilësore.  Eshtë  Liverpooli që po bën çdo përpjekje për rinovimin Mohamed Salah sepse konsiderohet një referencë absolute për  Jurgen Klopp.   

Fakti se janë një skuadër tepër e përgjegjshme i ka bërë ‘’ The Redsat ‘’ të përshpejtojnë aksionet në lidhje me këtë objektiv sepse në të kundërt do të vinin në pikpyetje  qëndrimin e egjiptianit në ‘’ Anfield Road ‘’. 

Sipas gazetarit  Ekrem Onur krerët e klubit kanë përgatitur një ofertë prej 350 mijë stërlinash në javë që përkthehet në 17 milionë në sezon për ta bindur golashënuesin i cili e ka ndryshuar totalisht funksionimin e ofensivës së anglezëve me transferimin nga Roma në  merkaton e 2016-tës.

 Kontributi i vyer i  29 vjeçarit meriton plotësisht të rikompensohet për faktin se është një garanci dhe për mbarëvajtjen  e tridentit të formuar nga  Firmino dhe Mane që e kanë bërë krenar teknikun gjerman .  

Rendimenti i mrekullueshëm patjetër që me kalimin e kohës imponon rritjen e përfitimit për një lojtar që ka lënë shenjë  në një ndër skuadrat më të forta të planetit. Ish traineri i Borussia Dortmundit synon ti rikthejë buzëqeshjen britanikëve të cilët janë ende larg suksesit të së kaluarës dhe po këmbngulin që ta rikshkruajnë përsëri emrin në librin e artë të fituesve .

 Prezenca e Mohamed Salah ka evidentuar gjithmonë se drejtuesit e  Liverpoolit duhet të shtojnë insistimin për të blinduar qëndrimin e ishi-t të Baselit i cili pa pikë dyshimi është shëndërruar në një ndër lojtarët më të rëndësishëm në historinë e anglezëve  .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy