Paris St Germain, ofensivë për Pape Gueye

Paris St Germain, ofensivë për Pape Gueye

 Tek Paris St Germain vijon puna me shumë përkushtim referuar merkatos vijuese.

Sigurisht tek ‘’ Les Pariziens ‘’ priten disa ndryshime, të domosdoshme për ecurinë e mëtejshme. 

Luis Enrique kësaj rradhe e ka përqëndruar vëmëndjen tek gjetja e një mesfushori cilësor dhe si duket ia ka arritur me sukses. 

Pape Gueye, i cili aktivizohet me Villarealin e ka impresionuar asturianin, lojtar efikas dhe deçiziv në skemat e trainerit Marcelino Garcia Toral. 

Në çdo sfidë 26 vjeçari e ka demostruar kapacitetin, prezenca e të cilit i ka dhënë ekuilibër ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’, shumë i fortë fizikisht dhe i aftë në aspektin teknik. 

Siç dihet në La Liga rivaliteti është tejet i ashpër por Pape Gueye e ka bërë krenar numrin një të stolit të ekipit nga Castellon. 

Aktualisht vlera në merkato i arrin 25 milionë eurot, një shifër jo problematike për xhepat e presidentit Nasser Al Khelaifi, i cili ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar për kuq e blutë. 

Kontrata e Pape Gueye me Villarealin skadon në 2028-tën por nëse numri një kampionëve në fuqi të Champions Leagues do të ofrojë një shifër bindëse sigurisht mund të rikthehet në Francë. 

Si për këtë lojtar ashtu edhe për cilindo tjetër një transferim në ‘’ Parque de Princes ‘’ konsiderohet një hap tejet i suksesshëm në karrierë pasi do të bëhej pjesë e një ekipi yjesh dhe mund të ketë privilegjin për tu drejtuar nga një trainer me shumë prestigj si ‘’ Lucho ‘’. 

Me afrimin e merkatos dimërore emocionet shtohen dhe gjatë saj protagonisti i historisë besohet se do ta analizojë me detaje të ardhmen, duke qenë se flitet për një ndër ekipët më të mirë të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy