Arsenali, këmbngul për Nico Williams

Arsenali, këmbngul për Nico Williams

 Gjatë merkatos së verës Nico Williams do të jetë pa dyshim një ndër protagonistët.

Spanjolli ka patur një ecuri për tu marrë shembull me Athletic Bilbaon dhe Spanjën e Luis de la Fuentes. 

Arsenali është një ndër pretendentët më seriozë të sulmuesit, i cili është ndër më të rrezikshmit në qarkullim, sidomos në duelet një kundra një për arsye të shpejtësisë dhe teknikës.

Traineri Mikel Arteta i ka kërkuar drejtuesve të ‘’ Topchinjve ‘’ të bëjnë gjithçka është e mundur për të firmosur me 22 vjeçarin, i cili në fakt nuk është shprehur se dëshiron të largohet nga ‘’ San Mames ‘’. 

Për bashkombasin e tij Nico Williams është një prioritet, loja e të cilit vijon të impresionojë. 

Do të jetë një periudhë plot emocione dhe të papritura duke qenë se flitet për një ndër më të spikaturit jo vetëm të La Ligas por edhe të Europës në pozicionin ku aktivizohet. 

11 gola dhe 8 asiste në 45 sfida është kontributi i nxënësit të Ernesto Valverdes, i cili i ndihmoi vaskët për tu kualifikuar për në Champions League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy