
Momentalisht Cesc Fabregas përfshihet në rangun e më të mirëve në Europë.
Spanjolli po bën një punë të shkëlqyer tek Como, ekip i cili ka performuar në lartësinë e duhur në kompeticionet pjesëmarrëse.
Mesa duket e ardhmja e numrit një të stolit mund të ndryshojë shumë shpejt, i cili tashmë pretendohet nga Real Betis.
Rritja progresive në çdo aspekt ia ka lartësuar figurën dhe në fakt edhe në Premier League kanë shfaqur interes për ish mesfushorin.
Personaliteti i treguar, formimi i një rivali tejet kompetitiv dhe mjaft të rrezikshëm në çdo kundrasulm e kanë bërë Comon të përfshihet momentalisht në pozicionet që të dërgojnë në Europë sezonin vijues.
Nëse i referohemi andaluzëve duhet thënë se ulje-ngritjet e kohëve të fundit e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Manuel Pellgrinit në ‘’ Benito Villamarin ‘’.
Por, gjithsesi duhet marrë në konsideratë edhe reagimi i krerëve të italianëve të cilët natyrisht do të tentojnë të sigurojnë qëndrimin e 38 vjeçarit për më gjatë në ‘’ Giuseppe Sinigaglia ‘’.
S’duhet harruar as interesi i Arsenalit së fundmi, fakt i cili mund ta ndryshojë rrjedhën e kësaj historie, duke qenë se Cesc Fabregas ishte pjesë edhe në kohën si lojtar.
Sezonin aktual katalanasi numëron 19 fitore, 12 barazime dhe 8 humbje në 39 sfida, një statistikë e cila ka nxjerrë në pah potencialin.



