Mundësi në Premier për Saul Niguez

Mundësi në Premier për Saul Niguez

 Mesfushori Saul Niguez është një ndër lojtarët që është më afër largimit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.  

Fitimi i La Ligas me Atletico Madridin ia ka rritur shanset spanjollit për të vijuar karrierën në një ekip me emër .  Alternativat e deritanishme për 26 vjeçarin mbeten në Premier League , kampionat në të cilin dy gjigandët si  Manchester United dhe Chelsea kërkojnë ta largojnë nga kryeqytetasit. 

Sipas As  ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë duke luftuar ashpër me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ për ta huazuar  mesfushorin e lindur në Elche për një sezon në mënyrë që t’i mundësojnë adaptimin dhe me kalimin e kohës të marrin vendimin më koherent  për të ardhmen e këtij lojtari .

Kalimi në një kampionat si Premier League dhe për më tepër në një klub të madh do ti shërbente si eksperiencë Saul Niguez për të provuar veten në një ndër  ligat më të bukura në planet  me qëllimin për tu rikthyer më i  përgatitur nën urdhërat e  Diego Simeones i cili shquhet si një ndër trainerët më  kompetitivë në qarkullim .

E kaluara e suksesshme  dhe sidomos cilësitë nga të cilat karakterizohet janë shumë domethënëse dhe japin për të kuptuar se e ardhmja e këtij lojtari do të ketë një tjetër histori .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy