
Rikthimi në skuadrën e frikshme të disa viteve më përpara pa dyshim duhet të shoqërohet me lëvizjet e duhura në merkato . Bayerni është duke luftuar fort për të vijuar me dominimin në Bundesligë dhe zgjerimin e protegonizmit edhe në Uefa Champions League. Bavarezët kanë ‘’ peshkuar ‘’ tek Juventusi duke e vënë fokusin tek mbrojtësi Danilo .
Braziliani vlerësohet shumë nga Massimiliano Allegri por nëse oferta e gjermanëve do ti përmbushë kërkesat e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, bardhezinjtë mund ti thonë lamtumirë mbrojtësit 30 vjeçar.
Sipas raportimeve të ‘ Calciomercatos ‘ kontaktet e para ndërmjet palëve kanë nisur dhe Juventusi është i gatshëm ti japë dritën jeshile largimit të Danilos nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ për shifrën e 30 milionë euro , e cila është konsideruar e ekzagjeruar nga drejtuesit e Bayern Munchen për arsye se ishi i Manchester City-t nuk është pjesë e formacionit titullar tek juventinët .
Megjithatë duhet theksuar se kjo skuadër prej vitesh i ka patur të evidente problematikat në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe kjo çështje është shëndërruar në një ndër më të rëndësishmet për trainerin Julian Nagelsmann i cili kërkon ti japë zgjidhje të menjëhershme sepse mbetet pozicioni me rendimentin më të vakët në krahasim me të tjerët.
Duhet shtuar se Danilo mbërriti në Torino në merkaton e 2019-tës , operacion për të cilin Juventusi derdhi në arkat e Manchester City-t 37 milionë euro duke përfshirë edhe portugezin Joao Cancelo.
Në sezonin e kaluar nxënësi i Massimiliano Allegrit u aktivizua në 46 sfida në të cilat tregoi se mund të jetë determinant për Juventusin në të ardhmen , skuadër që synon rikthimin tek titulli kampion dhe fitimin e Champions Leagues .



