
Përpjekjet e drejtuesve të Barcelonës për të përforcuar mbrojtjen vijojnë.
Gjatë merkatos së janarit do të kenë mundësinë t’ia arrijnë qëllimit pasi në listën e Hansi Flickut disa emra janë përfshire kohët e fundit.
Vijuesi është ai i Murillo Santiago Costas, i cili aktivizohet për Nottingham Forestin.
Braziliani momentalisht konsiderohet një ndër më të mirët e Premier Leagues, fakt i mjaftueshëm për ‘’ Los Cules ‘’ për ta pretenduar.
23 vjeçari ka bindur gjatë sfidave, tejet i fortë në luftën në ajër dhe efikas, i cili ka bërë diferencën.
Ndërkohë, referuar cilësive të tij presidenti i anglezëve Nicholas Randall ka deklaruar se synon të arkëtojë rreth 60 milionë euro, shifër paksa problematike për xhepat e Joan Laportas.
Kontrata me Nottingham Forestin i skadon në 2029-tën por parashikohet se kuq e blutë do të detyrohen të analizojnë të tjera opsione, natyrisht me një kosto më të ulët.
Për më tepër, ashtu siç duhet të ndodhë realisht Murillo Santiago Costa konsiderohet edhe tejet agresiv, aspekt që i jep qetësinë e duhur këtij reparti.
Megjithatë, ish fituesit e Champions Leagues nuk do të ndalen së kërkuari elementët e duhur duke qenë se pretendojnë të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur tek titujt.
Sezoni aktual për Murillo Santiago Costan deri më tani përkufizohet si tejet pozitiv, i shoqëruar me 12 sfida, 1 gol dhe paraqitje dinjitoze.



