
Një ndër objektivat e drejtuesve të Paris St Germain në lidhje me merkaton verore do të jetë natyrisht përforcimi i metrave të fundit.
Traineri Luis Enrique po i analizon disa opsione dhe së fundmi është ndalur tek Porto.
Rodrigo Mora po zhvillon një sezon shumë të mirë me portugezët, edhe pse numëron vetëm 6 ndeshje dhe 1 gol.
Me vetëm 17 vite mbi supe, me ecurinë e deritanishme e ka bindur numrin një të stolit të parizienëve, i cili deri më tani i ka arritur objektivat.
Ndërkohë, sipas të përditshmes vendase ‘ A Bola ‘, drejtuesit e gjigandëve të Portugalisë po punojnë për t’ia rinovuar kontratën dhe të sigurojnë qëndrimin e golashënuesit në ‘’ Dragao ‘’.
Klauzola e prishjes së saj arrin 100 milionë eurot, shifër aspak problematike për xhepat e presidentit Nasser Al Khelaifi, i cili ka dhënë maksimumin ndër vite për fituesit në fuqi të Ligue 1.
Nëse do të transferohet në ‘’ Parque de Prince ‘’ talenti luzitan mund të sigurojë një pagë tejet të konsiderueshme dhe gjithashtu trofe në aspektin kolektiv dhe jo vetëm.



