Xhixho: Titullarët ia humbën ndeshjen e parë Partizanit, duheshin tifozët për përmbysje

Xhixho: Titullarët ia humbën ndeshjen e parë Partizanit, duheshin tifozët për përmbysje

Gazetari Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për eliminimin e Partizanit nga Kupa e Shqipërisë.

Në lidhje me rotacionin, Xhixho tha se lojtarët bënë mirë, ndërsa shtoi se ishin titullarët ata që e humbën ndeshjen e parë.

Sipas tij, të kuqve i duheshin tifozët ndaj Vllaznisë, për të përbysur rezultatin.

Kaluan më tej, ato skuadra që kishin bërë më mirë në ndeshjet e para. Ato që kishin hedhur një hap të rëndësishme në ndeshjet e para, u kualifikuan. Sa i përket gjysmëfinalisteve, shkuan në logjikën e kampionatit.  Sa i përket shortit hidhet javën e ardhshme.

Ndryshimet në formacion te Partizani? Sot ishte një ndeshje deçizive. Partizani luante një prej objektivave madhorë. Ne i marrim në mënyrë hipotetike, se çfarë do të ndodhte nëse do ishin disa lojtarë, por ishin ata lojtarë që e humbën ndeshjen e parë.

Partizani e bëri ndeshjen e vet, i kishte rastet. Për paraqitjen e ndeshjes së dytë, nuk i vë dot faj skuadrës. E dominuan Vllazninë, pavarësisht se kishte rotacion. Duhet të jesh brenda për ta kuptuar pse ndodhi ky rotacion.

Ne themi se po të ishin lojtarët titullarë, do e mundnin Vllazninë, por aty kanë qenë dhe nuk e bënë më parë.

Te stadiumi i Partizanit, më bëri përshtypje mungesa e tifozëve. Klubi pagoi për t’i pasur dhe tifozët në momente të tilla i duhen skuadër. Partizanit i duheshin tifozët për të kthyer rezultatin ndaj Vllaznisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy