Gazetarja investigative, Anduena Llabani, ka zbuluar se është tifoze me Anglinë. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Llabani u shpreh se për Harry Kane e kishte menduar që në fillim që do ishte i rëndësishëm për kombëtaren angleze.
“Futbolli është diçka që na bën të heqim mendjen nga gjërat e tjera. Kam luajtur futboll kur kam qenë fëmijë, babain e kam pasur futbollist. Tifoze kam qenë dikur me Brazilin, ndërsa tani me Anglinë. Me Anglinë më lidh futbolli i bukur dhe lojtarët. Kanen që kur e kam parë në fillim, kam thënë që do bëhet një lojtar i rëndësishëm për Anglinë. Edhe Gjermania më ka pëlqyer shumë, por gjermanët janë më të ftohtë, ndërsa anglezët janë të ftohtë, por kanë humor.”, u shpreh Llabani.



