Juventusi, insiston për Donnarumman

Juventusi, insiston për Donnarumman

Vitet kanë kaluar si pa e kuptuar dhe skuadrat gjithmonë i rikthehen objektivave të mëparshëm.

I tillë është rasti i Juventusit, drejtuesit e të cilit vijojnë të mendojnë për Gianluigi Donnarumman, një ndër portierët më të spikatur.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po insiston në gjetjen e zëvëndësuesit ideal të Gianluigi Buffon dhe ishi i Milanit tanimë po kalon një moment të vështirë tek Paris St Germain, i cili vijon të luftojë për një vend titullari me Keylor Navasin.

Faktikisht për 25 vjeçarin bardhezinjtë janë ekipi që ka shfaqur më shumë interes gjatë merkatove, edhe pse Szczesny ka treguar një nivel optimal poshtë tre shtyllave.

Në të kaluarën Gianluigi Donnarumma zhvilloi gjashtë sezone me kuqezinjtë dhe u shëndërrua në një ndër portierët më të mirë në botë, për të cilin ‘’ Les Pariziens ‘’ patën sukses dhe e transferuan në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Torinezët janë në proçes rindërtimi, të cilët bënë ligjin në të kaluarën në Itali dhe e fituan për nëntë herë rradhazi Serinë A.

Traineri Massimilliano Allegri beson se Juventusi do të rikthehet në rivalin e dikurshëm dhe distanca e krijuar me titujt i ka shërbyer si reflektim nxënësve të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy