
Një ndër objektivat e Manchester City-t për merkaton e verës vijon të jetë përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes.
Pep Guardiola ende nuk është bindur me performancën e skuadrës së tij në këtë aspekt, i cili duket se e ka gjetur elementin e duhur.
Tino Livramento i Newcastle United po zhvillon një sezon për tu marrë shembull, i cili e ka konsoliduar vendin e një titullari në skemat e Eddie Howes.
Sipas ‘ The Telegraph ‘, sheiku i bardhekaltërve Khaldoon Al Mubarak është i gatshëm të ofrojë një shifër të konsiderueshme për 22 vjeçarin, vlera e të cilit në merkato aktualisht i arrin 40 milionë eurot.

Pritet një ofensivë nga kreu i gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm për Tino Livramenton, i cili mund të vihet shumë shpejt nën urdhërat e një prej trainerëve më të mirë të botës siç është ishi i Barcelonës.
Një transferim i mundshëm në ‘’ Etihad ‘’ do të përkthehej me mundësinë për të fituar tituj të rëndësishëm në të ardhmen e afërt për arsye se Manchester City është një pretendent serioz në çdo sezon, si në Angli ashtu edhe në Champions League.



