
Napoli ka regjistruar fitoren e radhës në kampionat, teksa mposhti ditën e sotme Salernitanën minimalisht, në ndeshjes e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.
Pavarësisht dominimi nga fillimi, goli i avantazhit për skuadrën e Spallettit erdhi në minutën e 61-të, me autor mesfushorin polak, Zielinski.
Edhe pas këtij goli, Napoli tentoi disa herë të shënonte të dytin, por nuk ia doli dot. Lajmi i keq në këtë ndeshje për të kaltrit është kartoni i kuq i Koulibaly në minutën e 77-të, me mbrojtësin që do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Hellas Verona.
Napoli kryeson renditjen në Serie A me 31 pikë, e ndjekur nga Milani me 28 pikë, me kuqezinjtë që sot sfidojnë Romën në transfertë.



