
Në të kaluarën Valencia arriti një akord shumë të rëndësishëm me mbrojtësin Moutcar Diakhaby duke fituar garën me Barcelonën për transferimin e francezit në ‘’ Mestalla ‘’.
Largimi nga Lyoni për në Primera Division konsiderohet një sukses absolut sepse nën drejtimin e Gennaro Gatussos ka ditur të përfaqësohet denjësisht në prapavijë , fakt i mjaftueshëm për ti siguruar pretendentë në Serinë A .
Interi ia ka hapur dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ 25 vjeçarit, për të cilin spanjollët shpenzuan 15 milionë euro në merkaton e 2018-tës dhe që nga ajo kohë karriera e tij ka ndryshuar sepse ka fituar një rol protagonisti tek ‘’ Los Che ‘’.
141 sfida , 6 gola dhe 4 asiste përmbledhin një eksperiencë pesëvjeçare tek Valencia dhe në vijimësi do ti duhet të analizojë interesin e ish kampionëve të Scudettos .
Sigurisht duke njohur Gennaro Gatusson , për zikaltërit nuk do të jetë aspak e lehtë sepse italiani shquhet për fanatizmin ndaj lojtarëve më të rëndësishëm por gjithsesi duhet theksuar se drejtuesit e Valencias janë të hapur në lidhje me këtë çështje pasi objektivi i tyre është rikuperimi i investimit të bërë për qëndërmbrojtësin e njohur.



