Sezoni i ri, Inzaghi: Interi ka objektiv titullin kampion

Sezoni i ri, Inzaghi: Interi ka objektiv titullin kampion

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, deklaroi se Interi kërkon të fitojë titullin kampion në sezonin e ri. Nga Japonia, aty ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore, tekniku zikaltër deklaroi se ekipi është rritur në nivel evropian, ndërsa shtoi se do të jetë një sezon i vështirë ky që vjen. “Vitin e kaluar ne patëm një sezon të shkëlqyer, fituam Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe luajtëm në finalen e Champions League që është gjithmonë një rezultat i mrekullueshëm Jemi rritur shumë në nivel evropian në krahasim me vitin e parë, nuk ndodh çdo vit të arrijmë në finale. Interit nuk i ka ndodhur për 12 vjet dhe prandaj është një vit shumë i vështirë, që do të duam të krenohemi përsëri. Titulli është qëllimi i madh, ne po forcohemi dhe po përgatitemi për të luftuar. Kemi shpresë për të fituar titullin.”, u shpreh Inzaghi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy