
Bayern Munich pësoi një eliminim të papritur nga Champions League, nga skuadra spanjolle e Villarreal. Kjo ka irrituar së tepërmi tifozët bavarezë, të cilët si shkaktar të kësaj situatë, shikojnë drejtorin sportin Hasan Salihamidzic.
Në drejtim të këtij të fundit, kanë shkuar kërcënime të shumta për të dhe familjen e tij. Ka qenë bashkëshortja e Salihamidzic, e cila ka bërë publik një prej mesazheve kërcënuese.
“Nëse Salihamidzic nuk largohet nga Bayerni, ne do të përdorim një thikë për ju dhe djalin tuaj. Shihemi së shpejti”, lexohej në mesazh.
Kjo nuk është hera e parë që Salihamidzic dhe familja e tij kërcënohen me vdekje, sepse djali i tij ishte në një situatë të ngjashme vitin e kaluar kur drejtori i Bayernit u grind me trajnerin e atëhershëm Hansi Flick, i cili vendosi të largohej nga klubi.



