Granit Xhaka është zyrtarizuar si blerja më e re e ekipit të Arsenalit. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare nga e cila do të përfitojë 110 mijë paund në javë.
Arsenali ka paguar 35 milionë paund për Xhakën, që bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit pas Mesut Ozil.



