
Emrave të shumtë të cilët kanë qarkulluar së fundmi tek Atletico Madridi, i është shtuar edhe ai i Alessandro Buongiornos.
Lajmi është bërë me dije nga gjermanja ‘ DAZN ‘ por madrilenët për firmosjen me italianin do të kenë një përballje të vështirë gjatë merkatos së verës me Milanin.
Niveli i 24 vjeçarit vijon ta impresionojë Diego Simeonen por siç dihet kuqezinjtë mbeten një rival për tu marrë në konsideratë, të cilët mund të befasojnë atëherë kur nuk e pret.
Mbrojtësi po zhvillon sezonin e katërt me skuadrën ‘ Granata ‘ por ‘’ Los Rojiblancos ‘’ edhe ‘’ Djalli ‘’ janë të gatshëm të japin maksimumin në fundin e sezonit për ta larguar nga ekipi i Ivan Juric ishi-n e Carpit.
Mbetja në prapavijë në lidhje me titujt është shqetësimi kryesor për ‘’ El Cholon ‘’, traineri i cili gjithsesi ka shkruar historinë në të kaluarën me ‘’ Los Colchoneros ‘’, një rival shumë i rrezikshëm për çdo skuadër.



