
Java e nëntë në Abissnet Superiore, është ndarë të luhet në dy ditë.
Të premten e 21 tetorit, janë planifikuar të luhen 3 ndeshje. Siparin e kësaj xhiro, do e hapë sfida mes Kukësit dhe Egnatias, aty ku Shpëtim Duro do të bëjë debutimin në stolin e rrogozhinasve.
Në 17:45, janë vendosur dy ndeshje, Teuta-Partizani dhe Vllaznia-Bylis.
Dy ndeshjet e tjera do të luhen të shtunën, aty ku Tirana pret Erzenin, ndërsa Laçi luan në transfertë me Kastriotin.
Të premten 21 tetor
Kukësi – Egnatia, Ora 15:00
Teuta – Partizani, Ora 17:45
Vllaznia – Bylis, Ora 17:45
Të shtunën 22 tetor
Tirana – Erzeni, Ora 15:00
Kastrioti – Laçi, Ora 15:00



