
Në mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dy çerkefinalet e rradhës në Kupën e Amerikës.
Kolumbi-Panama është e parashikuar të luhet në 00.00, një sfidë e cila do parashikohet shumë e luftuar dhe s’përjashtohen edhe të papriturat.
Rivalët ishin surprizë pasi në grupin C u kualifikuan si të dytët duke lënë jashtë turneut organizatorët, Amerikën.
Ndërsa ‘’ Los Cafeteros ‘’ ishin superiorë në grupin D, duke vënë diktatin si të parë me dy fitore dhe një barazim, respektivisht kundër Paraguajit, Kosta Rikës dhe Brazilit në fund.
Sigurisht ekipi i Nestor Lorenzos ka disa referentë në përbërje si Luis Diaz, James Rodriguez apo Davinson Sanchez ndër të tjerë por duhet të bëjë shumë kujdes sepse amerikano-qëndrorët janë një ekip i cili të befason atëherë kur nuk e pret.

Të besuarit e Thomas Christiansen arriten dy fitore shumë të merituara, kundër Bolivisë dhe Amerikës duke shfaqur një nivel të lartë loje, të cilët treguan se mund të rivalizojnë me këdo.
Edhe pse Kolumbia konsiderohet favorite në letër, koha e ka treguar se edhe ekipet e vogla mund të surprizojnë, pavarësisht se është për tu vlerësuar fakti se kanë lënë pas ‘’ Seleçaon ‘’, pesë herë kampionin e botës në fazën e grupeve.
Ndërsa në 03.00 Uruguaji- Brazil do të jetë një superndeshje, e cila me shumë gjasa do të prodhojë shumë emocione.
Bardhekaltërit vinë pas disa rezultatesh pozitive që reflektojnë punën e Marcelo Bielsas por sidoqoftë, ‘’ Seleçao ‘’ pavarësisht se nuk ka bindur në ndeshjet e grupeve mbetet një rival për tu patur frikë.
Fatkeqësisht Dorival Junior nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin e Real Madridit Vinicius Junior, një peshë e rëndë në 11-she, vendin e të cilit do ta zërë Endrick.
Gjithsesi potenciali i ‘’ Los Charruas ‘’ nën drejtimin e trainerit nga Rosario përbën një kërcënim për çdo rival.
Për të dy trainerët do të jetë një test shumë i rëndësishëm, edhe pse nëse i referohemi sfidës së fundit, uruguajanët triumfuan në shtëpi 2-0, e vlefshme kjo për Eleminatoret e Botërorit të 2026-tës.



