Kanë mjaftuar dy barazime në kampionat dhe humbja në fazën e grupeve të Champions League kundër Sportingut të Lisbonës që stoli i Besnik Hasit tek Olimpiacos të fillojë të dridhet. Kundërshtarët e shumtë që nuk e shohin dot një shqiptar në stolin e klubit me prestigjoz të Greqisë kanë filluar të ngrenë zërin.
Por atyre u është përgjigjur këtë radhë me një editorial ne median online Gazzetta.Gr, Kostas Vemaqis. Në editorialin e portalit helen, Vemaqis sulmon gjthë gazetarët kritikë të shqiptarit, duke theksuar se ata presin me padurim që Hasi të dështojë për t’i dhënë goditjet e radhës.



