Mbylli sezonin për shkak dëmtimi, Broja: Kjo është një pengesë e vogël

Mbylli sezonin për shkak dëmtimi, Broja: Kjo është një pengesë e vogël

Sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, e ka ndjekur fati i keq, teksa u dëmtua në miqësore ndaj Aston Villa dhe sezoni për të është mbyllur, pasi do i nënshtrohet operacionit.

Lojtari ka pësuar këputje në ligamentin e gjurit dhe kjo do e mbajë jashtë fushave të blerta për 6-7 muaj.

Pas këtij dëmtimi, ka reaguar edhe vetë Broja, i cili shkruan se kjo është një pengesë e vogël, për gjërat e mira që do vijnë në të ardhmen.

Postimi i Brojës:

I shkatërruar që 2022-ën ta mbyllim në këtë mënyrë.

Ka qenë e vështirë të përpunosh gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur të kthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë.

Secili ka udhëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetjeje. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjithë. Do të kthehem së shpejti!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy