
Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka zbuluar ditën e sotme, listën me lojtarët që do të grumbullohen, për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Lista ka pak ndryshime nga grumbullimi i fundit në tetor, teksa rikthehen në Kombëtare emra si Albi Doka dhe Qazim Laçi. Ky i fundit nuk ishte pjesë e listës në tetor për shkak të disa problemeve fizike. Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në ndeshjen që Kombëtarja zhvilloi ndaj Hungarisë në Budapest dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.
Gjithashtu bie në sy edhe lënia jashtë e sulmuesit Rey Manaj, i cili shpesh herë është konsideruar edhe si lojtari i preferuar i Rejës. Jashtë listës është lënë edhe mbrojtësi Ivan Balliu.
LISTA:




