
Superiorja luajti këtë të shtunë edhe dy ndeshjet e fundit për javën e 26-të.
Vllaznia konfirmohet si skuadra më në formë e momentit dhe ecën me hap kampioni. Shkodranët mbajnë vendin e dytë me 46 pikë, 4 më pak se Egnatia kryesuese dhe 3 më shumë se Partizani i vendit të tretë.
Skënderbeu mban vendin e katërt me 37 pikë, ndërsa ndjekin Dinamo me 36 pikë dhe Tirana me 35 pikë.
Garë e ashpër edhe për mbijetesën, me Laçin që mban vendin e shtatë me 30 pikë, më pas vijnë Teuta me 28 pikë, Erzeni me 26 pikë dhe mbyll renditjen Kukësi me 19 pikë.



