
Pas Jesus Vazquez , drejtuesit e Interit përsëri e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Valencia , këtë rradhë për të përforcuar mesfushën .
Yunus Musah është paraqitur shumë mirë në këtë fazë të parë të sezonit dhe zikaltërit po tentojnë t’ia vjedhin perlën bardhezinjve .
Sipas ‘ Gazzetta dello Sport ‘ , ky operacion parashikohet i vështirë për tu realizuar për arsye se 19 vjeçari është një ndër më të mirët e Gennaro Gatussos dhe gjithashtu e përfundon kontratën në ‘’ Mestalla ‘’ në 30 qershorin e 2026-tës .
Për t’ia bërë pothuajse të pamundur Interit , drejtuesit e Valencias kanë përcaktuar 100 milionë euro si klauzolë për prishjen e saj por duhet të theksohet se edhe Fiorentina ka shprehur interes për Yunus Musah .
Mesfushori i lindur në Nju Jork ka fituar protagonizëm në 11-shen e teknikut italian duke ia shtuar bindjet ishi-t të Milanit se mbetet pjesë e domosdoshme e revolucionit , kryefjala e të cilit është kualifikimi i Valencias në Europë.
Nën drejtimin e Jose Bordalas , Yunus Musah aktivizohej nga krahët por me Gennaro Gatusson e ka ndërruar pozicionin dhe është shëndërruar në një problem konstant për rivalët.



