
Do të luhet duke filluar nga ora 19:00, ndeshja mes Teutës dhe moldavëve të Sheriff Tiraspol, e vlefshme për raundin e parë eliminator në Champions League. Durrsakët do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë rrugëtimin në Europë dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”.
Për këtë arsye trajneri Edi Martini ka hedhur në fushë një formacion sulmues, ku e nisin nga minuta e parë dy afrimet e kësaj merkatoje, Taulant Seferi dhe Sherif Kallaku.
Pritet një sfidë e luftuar në Durrës, ku kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Frashëri; Todorovski, Arapi, Hoxha, Jackson; E. Vila, Aleksi; L. Vila. Kallaku, Bregu; Seferi.
Sheriff Tiraspol: Athanasiadis; Cristiano, Arboleda, Kyabou, Dulanto, Julien, Dago, Thill, Traore; Castaneda, Henrique.



