Humbja me Dinamon, Josa: Duhet të kishim këmbëngulur më shumë kur ishim me dy sulmues

Humbja me Dinamon, Josa: Duhet të kishim këmbëngulur më shumë kur ishim me dy sulmues

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht 2-0 nga Dinamo.

Josa deklaroi se skuadra duhet të kishte këmbëngulur më shumë, për të gjetur golin e barazimit, kur luajtën me dy sulmues.

Hodhën një forcë sulmuese më tepër, por nuk zgjidhen problemet kështu. Shkuam ta godisnim ndeshjen, për të shkuar te barazimi dhe më pas të shikonim. Luajtëm me dy sulmues klasik. Nuk dua të flas për mungesat dhe situatat që u krijuan, por duhet të shikojmë më tepër ekuilibrin e skuadrës. Goli i dytë na nxori jashtë trajektores.

Ne u futëm në zonën e kundërshtarit, qoftë me Sobowale apo dhe me Myrtën. Duhet të ishim të kujdesshëm. Kur freskuam skuadrën me dy forca më tepër, aty duhet të kishim këmbëngulur më tepër. Është e vështirë sa i përket mungesave. Të shikojmë si do dalin lojtarët që u dëmtuan sot. Të shikojmë dhe kush do kthehet. Është e rëndësishme për ne kjo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy