
Bylis, fitoi Kupën e Shqipërisë, për moshën U-19. Ballshiotët triumfuan në finale ndaj moshatarëve të Partizanit, me rezultatin 3-1.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të Bylisit, falë dopietës së shënuar nga Alimerkaj. Në të dytën, rrugën e rrjetës, e gjeti edhe Akibu, ndërsa golin e vetëm për Partizanin e shënoi Sulo pak minuta para fundit.

Ky është trofeu i dytë sezonal për skuadrën ballshiote, pas fitimit të titullit kampion, pak ditë më parë.



